×
  • Sport
  • Sport

    Icardi nuk heq dorë nga Wanda Nara, ja mesazhi i tij i bardhë… Ndjekësit janë mosbesues

    Insajderi
    01 January 2023 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mauro Icardi nuk dorëzohet. Edhe në ditën e Vitit të Ri është përpjekur të bashkojë pjesët e një marrëdhënieje të shkatërruar.

    Sulmuesi i Galatasaray lëshon një mesazh të ri dashurie për Wanda Nara, e cila prej kohësh, nga tetori 2022, e konsideron veten beqare.

    Por, ish-qendërsulmuesi dhe kapiteni i Interit po përpiqet në çdo mënyrë të rikthehet në “lojë”. “Faleminderit 2022 për gjërat e bukura dhe momentet e bukura të jetuara, – shkruan Icardi në postimin e tij të parë të vitit që sapo kemi nisur.

    – Faleminderit edhe për çdo moment, në të cilin gjërat nuk shkuan mirë ose siç do të kisha dashur. Vitin që kaloi i besova më shumë vetes, çdo sekondë ishte një përvojë mësimi për të qenë më i mirë në këtë vit të ri.

    I dashur 2023, të pres me gjënë më të bukur që kam në jetën time, familjen time. Me një grua të bukur në krah dhe 5 fëmijë të mrekullueshëm.

    Uroj që jeta të vazhdojë të na japë shëndet, dashuri, paqe, lumturi dhe shumë suksese. Gëzuar 2023 të gjithëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark