Derbi mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt mbrëmë ishte mjaft i tensionuar, ndërsa përfundoi pa gola, 0:0.
Vëmendja e të gjithëve ishte fakti se Mauro Icardi u godit nga kundërshtari, ndërsa sulmuesi argjentinas u pa me sy të mavijosur.
Galatasaray u ankua për këtë rast, ndërsa Fenerbahçe insistoi se ish-futbollisti i Sampdorias, Interit e Paris Saint-Germainit u përplas me shtyllën.
Por, pamjet e shfaqura së fundmi e tregojnë të kundërtën.