×
  • Sport
  • Sport

    Identifikohen personat e përfshirë në rrëmbimin e prindërve të Luis Diaz

    Insajderi
    31 October 2023 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia Kombëtare Kolumbiane, nëpërmjet zëvendësdrejtorit Alejandro Zapata, raportoi se personat e përfshirë në rrëmbimin e prindërve të Luis Diaz tashmë janë identifikuar dhe se autoritetet po punojnë për të gjetur babanë e lojtarit të Liverpoolit, pasi nëna është liruar.

    Rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm dhe hetimi po zhvillohet në bazë të këtij informacioni:

    “Jemi të qartë për personat që mund të jenë të lidhur me situatën. Kur ndodhin situata si këto, zakonisht nuk është spontane, ka planifikim paraprak, ata i çojnë njerëzit në një vend ku të tjerët janë tashmë atje, dhe kjo është ajo që ne po hetojmë.”

    Mundësia që Luis Manuel Díaz të ketë kaluar kufirin me Venezuelën është një skenar për t’u marrë parasysh:

    “Ajo që dimë është se rrëmbimi ndodhi në La Guajira dhe është afër kufirit. Nuk mund ta themi, por as nuk e përjashtojmë, që rrëmbyesit të ketë kaluar kufirin. Ka shumë të ngjarë që të jenë arratisur në Venezuelë.”

    Zapata zbuloi gjithashtu se po hetojnë ekzistencën e mundshme të gjurmëve të gishtërinjve në automjetet e përdorura në rrëmbim dhe garantoi se 150 anëtarë të forcave të sigurisë janë të përfshirë në përpjekjen për të gjetur babanë e sulmuesit kolumbian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark