×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohet çifti shqiptar që u gjet pajetë në banesën e tyre në Itali

    Insajderi
    21 November 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku u gjetën të vrarë burrë e grua, në një lagje jo shumë larg via Roma, në Spinea.
    Sipas mediave italiane, viktimat u zbuluan pasi i kishte telefonuar vajza e gruas, e shqetësuar, pasi që pasdite nuk dëgjonte më të ëmën në celularë. Dy viktimat ishin bashkëjetues.

    Në shtëpi karabinierët gjetën një armë zjarri dhe një thikë në vendin e tragjedisë dhe dyshohet se është përfshirë një person i tretë. Të dy viktimat, janë identifikuar si Mynevere Karabollaj , 37 vjeçe ( mbiemri i vajzërisë Vera Myrtaj ) dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, i vrarë me thikë, të dy janë shqiptarë.

    “Vrasësi gjendet i vdekur në kompaninë Mira” . Vrasësi i dyshuar mund të jetë ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark