×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Identifikohet edhe terroristi i dytë i përfshirë në sulmin terrorist në Ankara

    Insajderi
    04 October 2023 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Hetimi i nisur nga njësitë tona të sigurisë vazhdon. Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri deri në neutralizimin e terroristit të fundit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

    Ministria e Brendshme e Türkiye-s njoftoi se terroristi i dytë që ka kryer sulmin terrorist para ministrisë u përcaktua se është Özkan Şahin, anëtari i organizatës terroriste PKK/KCK, transmeton Anadolu.

    Në një deklaratë nga ministria rikujtohet se përpjekja për sulmin tradhtar të kryer ditën e diel më 1 tetor nga 2 terroristë ndaj Ministrisë së Brendshme u parandalua si rezultat i kundërpërgjigjes së menjëhershme të policëve heronj dhe se terroristët u neutralizuan.

    Si rezultat i hetimeve të kryera më parë dhe të analizave të ADN-së, u përcaktua se njëri prej terroristëve ishte anëtari i organizatës terroriste Hasan Oğuz me emrin e koduar “Kanivar Erdal”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se është përcaktuar se edhe terroristi i dytë është identifikuar se është anëtari i organizatës terroriste PKK/KCK, Özkan Şahin.

    “Hetimi i nisur nga njësitë tona të sigurisë vazhdon. Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri deri në neutralizimin e terroristit të fundit”, thuhet në deklaratë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark