×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Idiot’! Kujt i drejtohet Keisi Medini? Mos ndoshta Kristit?

    Insajderi
    27 April 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Keisi ka pak javë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2”, e për aq kohë sa ka qëndruar në shtëpi lidhja e saj me Kristin dhe më pas ndarja ka qenë mjaft e përfolur. E tashmë Keisi ka vazhduar jetën e saj të përditshme dhe së fundmi na ka treguar se është duke punuar me disa projekte të reja muzikore.

    Ditën e sotme Keisi ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”. Të shumta kanë qenë aludimet se ndoshta kënga e re mund të jetë ndonjë dedikim për Kristin dhe historinë e tyre brenda “BBV2”. Mos ndoshta me “Idiot” Keisi i drejtohet Kristit? Tashmë na mbetet vetëm të presim të dëgjojmë këngën e re.

    Para pak ditësh ish-banorja na ka treguar se vendosi të përjetësoj në trupin e saj një tjetër tatuazh, që është një vajzë ëngjëll dhe pasi e ka realizuar e ka ndarë me ndjekësit, duke postuar disa foto.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark