×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reperi serb dyshohet se u vra mbrëmë nga kosovari në Gjermani

    Insajderi
    29 April 2024 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronari i një lokali u qëllua për vdekje në Dusseldorf të Gjermanisë mbrëmjen e së dielës.

    Një kosovar po dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të viktimës, me origjinë nga Serbia.

    Sot për rastin ka shkruar e gazeta gjermane “WELT”, bazuar në raportim bëhet me dije viktima është reperi “Aleks M”, i cili tashmë në të kaluarën ka publikuar këngë me Kollegah dhe Sun Diego.

    Sipas një dëshmitari, mosmarrëveshja mund të kishte qenë për borxhet e lojërave të fatit, thanë hetuesit.

    Gazeta Insajderi raporti se i dyshuari është Rrustem Llapi. Ai është arrestuar nga policia, dhe I njëjti pritet që sot të dalë para gjykatës.

    Sipas hetimeve, rreth orës 02:45 ka pasur një debat mes viktimës dhe të dyshuarit kosovar në restorant.

    Pasi debati ka lëvizur jashtë godinës, ka pasur të shtëna ndaj 38 vjeçarit. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

    Ai thuhet se më pas është kthyer në restorant dhe ka lejuar veten të arrestohet pa rezistencë. Ai deri më tani ka heshtur për akuzat./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark