Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, i është gëzuar fitores e po ashtu edhe përfundimit të ndeshjes pa pësuar ekipi tij gol.
“Me rëndësi që sot nuk pësuam gol, por sigurisht se është një fitore e madhe për ne. Duhet nganjëherë edhe neve të na buzëqeshë fati.
Drenica u mbrojt mirë, por me angazhim dhe disiplinë arritëm të fitojmë tre pikë të rëndësishme në këtë ndeshje”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes së fituar të Trepçës ’89 ndaj Drenicës (1:0).