Faqja e mirënjohur “International Federation of Football History & Statistics” (IFFHS), e cila merret me histori dhe statistika, e ka përpiluar një 11-she e ëndrrave të Përfaqësueses së.
Në këtë përbërje janë të përfshirë emra të njohur të futbollit kosovar.
Samir Ujkani ndodhet në portë.
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Xhevdet Muriqi, Debatik Curri, Amir Rrahmani dhe Faton Domi.
Si mesfushorë janë vendosur Kujtim Shala, Besnik Hasi, Fadil Muriqi dhe Xhevat Prekazi.
Si sulmues janë përzgjedhur Fadil Vokrri dhe Ardian Kozniku.