×
  • Sport
  • Sport

    Igli Tare: Kam refuzuar Milanin dhe Napolin

    Insajderi
    07 June 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Igli Tare është larguar nga Lacio pas 18 vitesh shërbimi për kryeqytetasit.

    Puna e drejtorit shqiptar ka qenë për t’u vlerësuar teksa në jo pak herë është quajtur si më i miri në rolin e tij në Serinë A.

    Ndërkohë Tare ka kujtuar edhe besnikërinë e tij karshi Lotitos, teksa ka refuzuar disa oferta jo pak të rëndësishme në të shkuarën.

    “Nuk do t’i harroj kurrë 18 vitet te Lacio.

    Unë kam refuzuar Milanin, Napolin dhe Frankfurtin, ku mund të fitoja 10 herë më shumë dhe mund të kisha shkuar diku tjetër për një kohë më të gjatë.

    Por gjithmonë i kam qenë falënderues presidentit Lotito”, tha Igli Tare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark