Igli Tare ndihet i tradhtuar te Lazio. Situarta e drejtorit shqiptar pas 14 vitesh në këtë post ka marrë një tjetër kthesë, me mediet në Itali që tregojnë se mes Tares dhe Parmës ka pasur një telefonatë, me temë mundësinë për kalimin e tij në klubin e Serie B.
Sportitalia njofton se kontrata dy vjeçare dhe 800 mijë euro në sezon është oferta e emiljanëve, me Taren që po sheh Angelo Fabianin paralel në post. Ish-drejtoi i Salernitanës është afruar në klubin e Lazios, ndërsa shqiptarit s’i ka pëlqyer diçka e tillë.
Lotito asesi s’mund të largojë Taren, me drejorin që për 14 vite ka bërë mirë. Duket se sezonet e fundit në merkato dhe dështimi i emrave të afruar, kanë sjellë krisjen mes palëve, transmeton newssport.al.
Dje Tare nuk është parë gjithë ditën, për t’u shfaqur në perëndim të diellit edhe pse jo me presidentin. Lotito ishte mbledhur me stafin mjekësor, teksa u pa nervoz në telefon. Duket se Tare nuk e mendon dorëheqjen, teksa largohet vetëm nëse e shkarkojnë.