×
  • Sport
  • Sport

    Igli Tare për Kristjan Asllanin: Të luash për Interin duhet punë dhe sakrificë

    Insajderi
    30 January 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Igli Tare mendon se Kristjan Asllani ka dhënë të gjitha përgjigjet e duhura në ndeshjen që Interi fitoi ndaj Fiorentinës.

    Mesfushori shqiptar dhuroi një paraqitje të mirë teksa krosimi i tij ishte ai që solli golin e fitores së Lautaro Martinez.

    Elozheve të shumta për futbollistin shqiptar, i janë shtuar edhe ato të Igli Tares, i cili në një intervistë të dhënë në “Radio TV Serie A”, ka shpjeguar se flet vazhdimisht me futbollistin e talentuar.

    “Asllani është një lojtar i cili më pëlqen shumë. Edhe në aspektin e karakterit, e njoh, pasi është edhe shumë mik me djalin tim dhe shpesh kemi pasur mundësinë të flasim. Asllani është shumë i vendosur në atë që dëshiron, por për të merituar atë fanellë, nevojitet shumë sakrificë dhe shumë punë. Për t’u bërë një lojtar i madh, duhet kaluar nëpërmjet ndeshjeve si ajo ndaj Fiorentinës. Dhe ai dha një përgjigje të rëndësishme. Elozhet e Inzagit në fund të ndeshjes e vërtetojnë”, tha Tare duke folur për mesfushorin e talentuar shqiptar të Interit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark