Frenk Ribery pritet të jetë goditja e radhës në merkato e Lazios së Mauricio Sarrit.
Mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv, Igli Tare, ka nisur negociatat për të bindur ish-yllin e Bayern Munich që të bashkohet me kryeqytetasit.
Edhe pse 38-vjeç, drejtuesit lacialë kanë vlerësime maksimale për futbollistin francez, i cili pritet të japë kontributin e tij, në rast se negociatat konkretizohen.
Ribery u aktivizua rregullisht te Fiorentina dy sezonet e fundit në 50 ndeshje dhe vetëm tre prej tyre i nisi nga stoli. Klubi vjollcë nuk ia ofroi rinovimin, ndërkohë që futbollisti ka zgjuar interesin e drejtuesve të Lazios.
Pritet që shumë shpejt marrëveshja të zyrtarizohet, teksa Riberi do të ishte një alternativë luksi për trajnerin Sarri, duke pasur parasysh, zgjedhjet jo të shumta në stol.