×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Ikëm me makinë drejt bazës së tyre ushtarake”, çifti rrëfen si i shpëtoi plumbave në Gaza

    Insajderi
    10 October 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ishte një helikopter ai që “mbyti” zhurmën që po krijonte festivali. Predhat në Gaza e ndryshuan situatën në pak sekonda. Tymi i zi kishte mbuluar të gjitha ndërtesat, trupa të vdekur shiheshin pranë automjeteve ose në fushën ku po zhvillohej koncerti.

    7 Tetori do jetë një datë historike për Izraelin, që në një farë mënyre dëshmon se ky shtet nuk është i pathyeshëm. Dy të mbijetuar të masakrës, janë zhvendosur në Tel Aviv.

    Bëhet fjalë për Hai Cohen dhe Noam Kenner të cilët janë mëse të tronditur dhe mezi mbajnë lotët kur kujtojnë sulmin e asaj dite.

    “Rreth orës 6.30 të mëngjesit pamë raketa që hidheshin nga lart, muzika ndaloi dhe dëgjuamk sirenat e alarmit. Njëherë menduam se ishin raketat e bombardimeve të zakonshme në zonat aty pranë, por ishte diçka më serioze. Vrapuam drejt makinës për të shpëtuar. I kam dhënë makinës shumë shpejt”, thotë Hai, 31 vjeç.

    Ndërsa Noam thotë se sulmi ishte planifikuar në ditën e festivalit në mënyrë që të kishte më shumë humbje në njerëz.

    “Dëgjova të shtëna, pashë Jeep-at e terroristëve. Kishte shumë makina, u krijua trafik dhe asnjëri nuk kishte si të dilte prej aty”, shton 22 vjeçarja.

    Hai mori një vendim që me gjasë u shpëtoi jetën, në vend që të prisnin në bllokimin e trafikut, ata vendosën se ishte më mirë të kalonin nëpër fusha në drejtim të kundërt.

    Duke iu shmangur plumbave dhe duke vozitur jashtë rrugës nëpër një fushë.

    Më dukej sikur po kaloja nëpër plumba, më fishkëllenin te veshi, gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar”, përfundon Noam.

    Të rinjtë shpjegojnë se ikja drejt bazës së tyre ushtarake ishte rruga më e sigurtë. Ndërkohë shumica e atyre që lanë pas ose u vranë, ose u morën peng.

    Sulmet ishin në anën e majtë të rrugës kryesore, dhe ne menduam të ikim 300 metra nga e djathta”, thotë Noam.

    Ata kanë në duar ende byzylykët blu të festivalit në duar të cilët thonë se do i mbajnë si një shenjë për të kujtuar atë që ndodhi e faktit që ia dolën sëbashku.

    Për ta, është shokues fakti që një festë e madhe si ajo që bëri bashkë shumë njerëz u kthye në një nga ngjarjet më vdekjeprurëse të ndodhura ndonjëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark