×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    IKShPK njofton: Për dy javë 1 i vdekur dhe 67 raste të reja me koronavirus

    Insajderi
    13 September 2023 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbi të dhënat dy javore për të prekurit nga COVID-19, shkruan Insajderi.

    Sipas IKSHPK-së janë regjistruar 67 raste me Covid ndërsa është shënuar 1 rast i vdekjes.

    Njoftimi i plotë:

    Përditësim: Situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19 në dy javët e fundit

    ℹ️ Në dy javët e fundit (30.08.2023 – 12.09.2023) janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19.

    ℹ️ Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.

    ℹ️Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste) kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë.

    ℹ️ Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark