×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    IKSHPK: Nga java e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit

    Insajderi
    08 October 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar qytetarët se nga java e ardhshme do të nis vaksinimi kundër gripit.

    Nga IKSHPK kanë thënë se vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive.

    Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftim.

    Tutje, IKSHPK bën të ditur se tre vaksina të tjera: kundër Human Papilloma Virusit; Vaksina kundër Pneumokokut dhe Vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë.

    Nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për shëndetin! Gjej 🏥 e vaksinimit në vendbanimin tuaj dhe vaksinohu!💉❤️ Vaksinohuni dhe ndihmoni në parandalimin e sëmundjeve! Nuk ka diçka më të rëndësishme se shëndeti yt dhe i familjes tënde”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark