×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    IKSHPK tregon arsyet pse vajzat duhet ta marrin vaksinën kundër kancerit të mitrës

    Insajderi
    23 February 2024 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka dal me njoftim për vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës, duke renditur disa nga arsyet pse duhet të merret kjo vaksina nga vajzat.

    IKSHPK thekson se kjo vaksinë është e sigurt dhe mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    Pse duhet vaksinuar kundër Human Papilloma Virusit

    Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSh-së.

    Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.

    Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.

    Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive.

    Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030.

    Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.

    Vaksinimi bëhet në shkolla

    Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark