Josip Ilicic nuk do të luajë në Europa League, sepse Atalanta e ka përjashtuar nga lista që dorëzoi në UEFA, pas përfundimit të merkatos.
Një zgjedhje që është vendosur sëbashku nga lojtari dhe klubi, sepse nuk është një vendim teknik, por është marrë për shkak të gjendjes së vështirë që slloveni po përjeton prej disa kohësh.
Disa javë më parë, me shumë takt Gasperini foli për këtë temë: “Është e vështirë të flasësh. Koka jonë është një xhungël, po i qëndrojmë pranë, por tani është momenti që ta lemë të qetë”.
Slloveni po vuan sërish nga të njëjtat probleme depresioni, që kaloi edhe në vitin 2020, pas shpërthimit të pandemisë, ku u largua nga skuadra për disa javë dhe u rikthye në mes të tetorit.