FC Ballkani ka arritur të fitojë miqësoren e parë të fazës përgatitore, raporton Insporti.com.
Skuadra nga Suhareka është përballur me skuadrën hungareze 𝗙𝗖 𝗡𝗬𝗜𝗥𝗘𝗚𝗬𝗛𝗔𝗭𝗔 të cilën e mposhti me rezultat 6:1.
Golin e epërsisë e ka shënuar mesfushori Blendi Baftiu nga penalltia.
Ndërsa, pesë golat të tjerë i kanë shënuar Meriton Korenica, Albion Rrahmani (2x), Bytyqi dhe Berisha.
Kjo ishte ndeshja e parë e Ballkanit që po drejtohet nga trajneri i ri Ilir Daja, i cili është emëruar pas shkarkimit të Bekim Isufit.
Ballkani tash e disa është akomoduar në Antalya të Turqisë, ashtu si disa skuadra tjera nga Kosova, për ta zhvilluar fazën përgatitore para nisjes së BKT Superligës të Kosovës. /Insporti.com/