×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Iljasa Fazliu deklarohet në gjyq për fjalorin e tij banal: Fëmijën nuk e dëmton asgjë

    Insajderi
    28 November 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj logopedit, Iljasa Fazliu i cili po akuzohet për abuzim psiqik ndaj 3 vjeçares me autizëm.

    Logopedi nga Gjilani në mbrojtje, ka deklaruar para gjykatës se ka trajtuar 10 raste me autizëm dhe se rasti konkret ka qenë një lëshim i momentit.

    Në dosjen e siguruar nga Insajderi, Fazliu ka thënë se fëmiun në fjalë nuk e dëmton asgjë sepse e njëjta ende nuk është diagnostifikuar plotësisht me autizëm.

    “I pandehuri Iljasa Fazliu ka deklaruar se e mbështet deklarimin e mbrojtësit të tij duke shtuar se i njëjti është ekspert i kësaj lëmie dhe 24 vite përvojë punë, ku ka trajtuar mbi 10 mijë raste të tilla dhe sa i përket rastit konkret i njëjti ka ndodhur si një lëshim i momentit dhe fëmijën nuk e dëmton asgjë sepse e njëjta ende nuk është diagnostifikuar plotësisht me autizëm dhe e kuptoj ndjeshmërinë e prindit dhe atë thellësisht”, thuhet në dosje.

    Në audioincizimin e siguruar nga Insajderi, Fazliu dëgjohet teksa i bërtet dhe e shan 3 vjeçaren.

    “Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark