×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Iljasa Fazliu ia ofroi gjykatës 2 mijë euro për ta lënë të lirë

    Insajderi
    28 November 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu përmes mbrojtjes së tij sot i ka ofruar 2 mijë euro gjykatës për ta lënë të lirë, edhe pas abuzimit që i shkaktoi 3 vjeçares të prekur nga autizimi.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen ku mes tjerash mbrojtja e Fazliut, Donat Huruglica thotë se sjellja e Fazliut nuk shpërfaq element të veprës penale. Duke kërkuar nga gjykata që të njëjtit t’i caktohet masa e dorëzanisë në shumën prej 2 mijë eurove.

    “…sjellje dhe ofendime nuk kanë të bëjnë me trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ngase në rastin konkret nuk përmbushen elementet e veprës penale për të cilën dyshohet i njëjti duke i propozuar gjykatës që të mos e aprovoj kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit por nëse gjykata e sheh të arsyeshme të njëjtit t’ia caktoj masën e dorëzanisë në shumën prej 2000 €“, thuhet në dosje.

    Ndërsa vet i pandehuri ka deklaruar se fjalori i tij nuk e ka dëmtuar asgjë fëmijën sepse fëmija sipas tij ende nuk është diagnostikuar plotësisht me autizëm.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për rastin derisa ka siguruar video incizimet ku logopedi, Fazliu dëgjohet duke e sharë vajzën e mitur.

    A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.

    Të shtunë, ajo e dërgoi vajzën për të mbajtur seancën e pestë me radhë. Me këtë rast, ajo kishte kryer edhe pagesën për dy seanca në vlerë prej 250 eurosh.

    Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psikik.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark