Kryetari aktual i Lipjanit, dhe kandidati edhe për një mandate në krye të kësaj komune, Imeri Ahmeti ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Ai ka bërë thirrje për kujdes ndaj shëndetit për shkak të pandemisë.
“Me kujdes të madh, me ide ndryshe e me angazhim maksimal, po e fillojmë zyrtarisht sot fushatën tonë. Duke u kujdesur për shëndetin, me punë për Lipjanin!”, tha Ahmeti.