Kryetari aktual i Lipjanit, i cili njëherëshi është edhe kandidat edhe për një mandat tjetër, përmes një statusi në facebook ka shkruar se është pritur mirë nga qytetarët e lagjës se Jetës së Re.
“Përkundër se ishte pak ftohtë e në ambient të hapur, sot qytetarët e Jetës së Re na pritën shumë ngrohtë”, ka shkruar kandidati nga radhet e LDK-së, Imri Ahmeti.
Ai tha se pikërisht Jeta e Re është dëshmi për punën që ata kanë bërë.
“Punët e kryera në Jetë të Re dhe gjithandej në Lipjan janë dëshmi që premtimet tona shndërrohen në projekte konkrete”, tha Ahmeti.