Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti, ka qëndruar sot në shesh të Lipjanit për të shpërndarë fletushka në Ditën Botërore të Zemrës.
“Bashkë me mjekë nga Lipjani dhe organizatën AQH, qëndruam në shesh ku për qytetarët shpërndamë fletushka me informacione për sëmundjet e kësaj natyre dhe mënyrat se si mund t’i parandalojmë ato”, tha Ahmeti.
Ai bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kontrolla mjekësore.
“Me kujdes dhe kontroll mjekësore, me monitorim të vazhdueshëm të shëndetit, shumica e vdekjeve të shkaktuara nga këto sëmundje, janë të parandalueshme”, ka ka shkruar kandiati për kryetar të Lipjanit nga radhët e LDK-së.