×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    InDoks Promo | Dosja Stankaj

    Insajderi
    04 November 2022 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javë më parë Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në publik ngriti alarmin se dhjetëra villa janë ndërtuar jashtëligjshëm vetëm në fshatin Stankaj në Pejë. Janë ndërtuar në tokën e shtetit. I publikoi edhe disa fotografitë.

    Ekipi i InDoks në fillim të nëntorit ishte në po atë vend. Villat ishin aty. Madje, në së paku dy prej tyre kishte pasur përparim në ndërtim.

    Ditën kur ekipi i InDoks ishte në vizitë për vendin ku u alarmua për krim, punimet ende po vazhdonin. Mjeshtrit në një shtëpi madje nuk i bezdisi as fakti që po incizoheshin. As që tashmë ka nisur një hetim nga Prokuroria.

    Çka ndodhi në Stankaj? Prona e kujt u përdor për të ndërtuar villa qejfi, deri tash të konsideruara ilegale? Sa prona të tjera iu zaptuan Institutit Bujqësor të Kosovës në Pejë, e sa në Prishtinë? Kush është fajtor për këtë krim kundër pronës së shtetit?

    Në këtë dokumentar InDoks për herë të parë sjell dosjen e ndërtimeve të dyshimta në Stankaj. Uzurpimet e tjetërsimet e pronës së Institutit Bujqësor në krejt Kosovën. Sillen para publikut dokumente që InDoks i ka siguruar përmes burimeve e përmes qasjes në dokumente publike. Për herë të parë një rrëfim të gjatë e ka dhënë edhe njeriu që e drejton Institutin që nga viti 2010.

    E diel. Ora 20:00. Në Kana 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark