Po bëhen 1 vit që qeverisja në Republikë ndërroi komplet. Partitë që ishin me rrotacion e herë herë edhe bashkë në pushtet për dy dekada e morën një përgjigje: Populli e donte Albin Kurtin e Vjosa Osmanin në krye të institucioneve.
Fitimtarët e ndërtuan tregimin që po shkon regjimi i vjetër, që me automatizëm i bëri këtë dyshe të jenë regjimi i ri. Për një vit nepotizmi tashmë është fenomen i përditshëm.
Xhipat e zinj të dyshesh e veturat me piskama e policë në përcillje të ministrave janë pamja e përditshme e rëndomtë e kryeqytetit. Shtrenjtimi i energjisë elektrike është ajo që është debatuar më së shumti, por shtrenjtimi edhe i çmimeve të pothuajse çdo produkti tashmë është brenga e madhe e popullit.
Një vit pas InDoks i kthehet edhe një herë qeverisjes së Republikës nga dyshja Kurti e Osmani. Flasin politikanë. Gazetarë. E fytyra të tjera publike. Ata që për së afërmi e përcollën këtë pushtet që nga dita e parë.
E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insjaderi dhe Insajderi.TV në YouTube.