×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Infermierët e QKUK-së nga 26 shkurti në grevë

    Insajderi
    19 February 2024 - 07:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga data 26 shkurt infermierët e QKUK-së do të fillojnë grevën. Kështu njofton Enlirat Duraku nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

    Duraku ka njoftuar greva do filloj nga ora 12:00 deri në realizim të kerkesave si në vijim:

    1. Drejtoria e Infernierisë në QKUK,
    2. Pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nënpunes shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave,
    3. Pagesën e punës gjatë vikendeve,
    4. Pagesën e punës gjatë festave,
    5. Pagesën e rrezikshmerisë,
    6. Pagesën e orëve shtesë,

    ”Jane te mireseardhur te gjithe ata ata kolege qe kane guxim dhe qe ndajne te njejtin mendim me ne si infermier dhe shoqatat sindikale brenda QKUK-se te cilat realish kane guximin te na bashkangjiten ne greve, ndersa nuk pres qe OIK t’a mbeshtete greven fizikisht, mirepo vetem permes nje postimi ne rrjetin social i cili nuk ka asnje peshe sinjifikante apo edhe ndikim”, thuhet në reagimin e odës.

    Duraku tutje ka njoftuar se “Padyshim qe do kujdesemi qe shërbimet jetike sipas legjislacionit ne fuqi dhe Ligjit për Grevat te jene funksionale, duke respektuar te gjitha kornizat ligjore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark