×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Inflacioni në Eurozonë ende shqetësues

    Insajderi
    20 April 2023 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane duhet të ketë sukses në uljen e inflacionit drejt objektivit prej 2%, tha presidentja e bankës, Christine Lagarde në një konferencë shtypi në Paris.

    Ajo beson gjithashtu se ka “ende disa rrugë për të bërë” për të shtrënguar politikën monetare përballë inflacionit, i cili është “shumë i lartë në raport me objektivin”.

    “Kohëzgjatja e këtij kursi padyshim do të varet nga faktorë të ndryshëm dhe në veçanti nga ndikimi i problemeve financiare që përjetuam,” paralajmëroi Lagarde, duke iu referuar krizës që tronditi sektorin bankar në mars pas rënies së dy bankave amerikane. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark