×
  • Lajme
  • Insajderi

    Informacioni i fundit nga Policia: Kufiri në Jarinjë e Bërnjak mbetet i mbyllur

    Insajderi
    01 August 2022 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar edhe zyrtarisht se është duke u zbatuar vendimi i Qeverisë për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytatarëve që posedojnë dokumente të lëshuara nga Serbia.

    Pas kësaj, dhe tensioneve të ditës së diele, policia nofton se mbesin të mbyllura për qarkullim dy pikat kufitare në veri të vendit, Jarinjë e Bërnjak.

    “Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, të cilat janë bërë me mjete të rënda nga persona/grupe të organizuara kriminale”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, pas bllokimit të rrugëve në Veri të Mitrovicës, në katër raste ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore si dhe në një rast është dëgjuar të ketë ndodhur një detonim.

    “Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë qytetar apo zyrtar policorë të plagosur nga arma e zjarrit”.

    Përveç të shtënave sipas policisë, janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar.

    “Atyre iu shkaktuan lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark