×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Iniciohet procedurë penale ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

    Insajderi
    05 April 2023 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit.

    “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    Gjatë ditës së sotme, është mbajtur edhe një protestë nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në të cilën është kërkuar shkarkimi i prokurorit Kushtrim Munishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark