×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Inspeksioni largon konstruksionet e vendosura pa leje në Pallat të Rinisë

    Insajderi
    08 July 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur aksioni i Inspeksionit të Komunës së Prishtinës në Pallatin e Rinisë për largimin e disa konstruksioneve të vendosura pa leje, që po ia ndryshojnë pamjen origjinale këtij objekti.

    Për të parë zhvillet e këtij aksioni i pranishëm në Pallat është edhe kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cili tha se ky aksion po ndodh për kthimin e pallatit në gjendjen origjinale.

    Ai tha se sot kanë nisur me këtë aksion por do të vazhdojnë tutje për të gjitha intervenimet që janë të jashtëligjshme.

    Duke e konsideruar se aksion i sotëm është bazuar në ligj, Rama tha se janë duke punuar në një projekti për restaurimin e Pallatit të Rinisë.

    Krahas njësive të inspeksionit komunal të pranishëm janë zyrtarët policorë.

    E ky aksion u kundërshtuar nga Naim Tërnava pronar i lokalit Blu Skay ku edhe po ndodh operacioni e ka quajtur si vendim të paligjshëm dhe pa bazë.

    Ai e ka akuzuar kryeshefin e Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli se e ka kriminalizuar këtë objekt.

    Tërnava paralajmëroi procedura gjyqsore duke nis nga kryetari e tutje

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark