×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Inspektimet në barnatore, në 43 raste mungonte farmacisti

    Insajderi
    12 September 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 43 raste ka munguar farmacisti, kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë derisa njoftohet për inspektimet e kryera gjatë periudhës janar-gusht.

    Gjithsej janë kryer 635 inspektime ndërsa janë gjobitur 114 subjekte.

    “Në kuadër të objektivës të Ministrisë së Shëndetësisë për t’iu siguruar qytetarëve shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta, Inspektorati Farmaceutik gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti, ka realizuar 635 inspektime, ndërsa ka gjobitur 114 subjekte”, thuhet në njoftim.

    Në vazhdën e aksioneve kontrolluese janë gjobitur 54 subjekte që posedonin produkte të jashtëligjshme, ndërsa 43 raste kur gjatë kontrollit ka rezultuar se në farmacitë e ndryshme mungon farmacisti, siç është e përcaktuar me ligj, vijon njoftimi.

    Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Farmaceutik ka ndërmarrë masa edhe ndaj 4 institucioneve shëndetësore private të cilat nuk ishin të licencuara.

    Ndaj të gjitha rasteve të cilat e kanë cenuar shëndetin publik janë ndërmarrë masat sipas autorizimeve ligjore.

    Ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia gjatë vizitës në Inspektoratin Shëndetësor bëri të ditur se nga muaji shtator, inspektorëve do t’u paguhen shtesat në vlerë të 250 eurove. Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese dhe pas përfundimit të procedurave rekrutuese, numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani.

    Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark