×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Instituti gjerman që këshillon Bundestagun del me një analizë për marrëveshjen Kosovë-Serbi, ja çfarë duhet të bëjë BE-ja

    Insajderi
    16 March 2023 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurie që këshillon Bundestagun dhe Qeverinë e Gjermanisë si dhe organizatat ndërkombëtare në lidhje me politika të jashtme dhe sigurisë “Stitung Wissenchaft und Politik” doli me një analizë dhe koment rreth Plan-Propozimit evropian për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me titullin: Si mundet BE’ja sigurojë zbatimit e ‘Propozimit evropian’, shkruan Insajderi.

    Instituti thotë se nëse anëtarësimi në BE për të dyja vendet, për Kosovën dhe Serbinë, nuk është në perspektivën afatshkurte, zbatimi i marrëveshjes mund të arrihet edhe në mënyra tjetër.

    “Në shkëmbim të konkludimit të marrëveshjes, BE mundet, për shembull, të mbështesë Kosovën të bëhet anëtare në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, në këtë mënyrë duke e fuqizuar shtetësinë e Kosovës. Përveç kësaj, Komisioni i BE’së, si dhe shtetet tjera të BE’së të përfshira në Dialog, si Franca dhe Gjermania, duhet të bëjnë përpjekje paralele për të siguruar që pesë vendet mosnjohëse të BE’së të normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën. Kjo do të rriste kredibilitetin e BE’së në sytë e qeverisë kosovare”, shkruan SWP, përcjell Insajderi.

    Miratimi i marrëveshjes së re, vlerëson instituti gjerman, do të promovonte gjithashtu bashkëpunimin rajonal e cila në veçanti do të ishte në të mirën e Serbisë, si ekonomia më e fortë në rajon. “Propozimi i ri do të ishte një bllok ndërtues për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), e cila do të lëvizte para ekonomitë e vendeve”.

    “Deri më tash CRM-ja nuk është zbatuar plotësisht përshkak se Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra tjetrën. Të ashtuquajturat katër liritë (e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve) nuk mund të garantohen në rajon për sa kohë në rajon një shtet i mohon ekzistencën tjetrit”.

    Instituti vëren se kyçe për Serbinë është që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të jetë si pikë e parë në Aneksin e Zbatimit të Plan-Propozimi të BE’së.

    “Përfundimisht, Propozimi i BE’së duhet të shërbejë si parathënie e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Prandaj edhe ka karakterin e një instrumenti tranzicional më shumë se të një marrëveshje finale, e e cila mund të arrihet mbase në dhjetë ose njëzet vitet e ardhshme”.

    Konkluzioni

    “Fakti se 27 shtetet anëtare të BE-së e kanë mëveshur propozimin evorpian në konkluzionet e Këshillit Evropian më 9 shkurt i jep asaj peshën e nevojshme politike. Mbështetës janë edhe pesë shtetet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën. Miratimi i propozimit gjithashtu do të fuqizonte rolin e Gjermanisë si një prej partnerëve më të rëndësishëm në politikë të jashtme dhe konomi në tërë Ballkanin Perëndimor edhe të krijojë besueshmëri në procesin e anëtarësimit në BE. Nëse një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovën bazuar në propozimin Franko-Gjerman arrihet, gjithashtu do të ishte provë e seriozitetit të përkushtimit gjerman në stabilizimin e Ballkanit dhe gjithashtu do ta forconte tandemin Berlin-Paris në poliitkën e jashtme dhe të zgjerimit të BE-së. E fundit, por jo përnga rëndësia, do të ishte një nënshkrim tejet i nevojshëm në Ballkan për atë që BE është edhe njëherë e përkushtuar në procesin e zgjerimit pas disa viteve ngecje. Si rezultat i luftës së agresionit rus në Ukrainë, zgjerimi është bërë sërish instrument i rëndësishëm i politikës së BE-së. Është në këtë kontekst të ri-vjetër që propozimi për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës u rifshafq në sipërfaqe. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë përkrahur atë dhe po ndërmjetësojnë në dialog. Partnerët kyç perëndimor tashmë po qëndrojnë prapa propozimit. Topi është tashmë në oborrin e dy vendeve ballkanike,  të cilët duhet të bëjnë ç’mos për të mos e humbur këtë mundësi unike”, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark