Interi përforcon kreun e tabelës në Serie A me fitoren me rezultat 2:1 në Bergamo ndaj Atalantës, në takimin e javës së 11-të.
Calhanoglu në minutën e 40-të nga penalltia e Lautaro Martinez në atë të 57-tën, shënuan për fitoren e zikaltërve.
Vendasit ngushtuan humbjen me golin e futbollistit Samacca.
Goli i tij në minutën e 61-të nuk mjaftoi dhe Atalanta doli kokulur nga stadiumi në Bergamo.
Berat Gjimshiti ka luajtur nga minuta e parë për Atalantën dhe Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e 86-të për Interin.
Interi kryeson me 28 pikë, ka 5 më shumë se Juventusi (një ndeshje më pak) dhe Atalanta është në pozitën e pestë me 19.