Pa Messin në skuadër, Inter Miami u mposht nga Houston Dynamo në finale e Kupës së SHBA-ve në mëngjesin e së enjtes me orën tonë lokale.
Messi ndodhej jashtë skuadrës pasi vazhdon të përballet me një dëmtim dhe mungesa e Jordi Alba gjithashtu i bëri gjërat më të vështira në ekipin nga Florida.
Houston kishte në kontroll gjithçka dhe goli i parë erdhi në minutën e 24’ me anë të Griffin Dorsey.
Vetëm pak minuta më vonë, rezultati u dyfishua pasi Amine Bassi shënoi me 11 metërsh.
Në minutat e fundit të lojës, Inter Miami shënoi golin e nderit me Josef Martinez.
Look what it means for @HoustonDynamo to win their first trophy since 2018. 🧡 pic.twitter.com/U0Vej1ZWFy
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) September 28, 2023