×
  • Sport
  • Sport

    Interesim i jashtëzakonshëm – Biletat për të parë debutimin e Messit në Amerikë po rishiten për 110,000 dollarë

    Insajderi
    17 July 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për të parë Lionel Messin teksa ai bën debutimin e tij në SHBA, tifozët po paguajnë aq sa paguhet vetë lojtari për një ditë.

    Biletat për ndeshjen e tij të parë këtë të premte për Inter Miamin në Leagues Cup janë shitur 110,000 dollarë, sipas një kërkimi në uebsajtin e rishitjes së biletave Vivid Seats. Ky është një nga çmimet më të shtrenjta të biletave të regjistruara ndonjëherë për një ekip të MLS.

    Çmimet për disa vende u rritën pasi superylli i futbollit nënshkroi zyrtarisht me ekipin e Major League Soccer të shtunën në një marrëveshje që raportohet të jetë me vlerë nga 50 deri në 60 milionë dollarë në vit.

    Megjithatë, ka opsione shumë më të lira në dispozicion për lojën e së premtes. Çmimi mesatar është 487 dollarë, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.

    Çmimet për debutimin e Messit në MLS më 20 gusht kundër Charlotte janë mesatarisht 288 dollarë, duke u rritur gati 900% që nga fillimi i qershorit kur filluan spekulimet se Messi do të vinte në SHBA. Çmimet e biletave në përgjithësi për Inter Miamin, aktualisht i fundit në renditje, janë rritur gjithashtu rreth 700% që atëherë. /21Media

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark