Të enjtën, në “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e Conference League mes skuadrës së Gjilanit dhe ekipit letonez, Liepaja, shkruan Insajderi.
Derisa sot ka filluar edhe shitja e biletave për këtë takim, nga ajo që dihet deri tani është se interesimi për ta parë nga afër ndeshjen është shumë i madh.
Nga fotografitë që ka siguruar Insajderi shihen numër i madh i biletave tashmë të shitura. Madje, as çmimet që u konsideruan të larta nuk po i ndalin tifozët.
Çmimet për biletat për ndeshjen SC Gjilani – Liepaja janë si më poshtë:
Lindje 5 Euro
Perendim 10 Euro
VIP 20 Euro
Ndryshe, mësohet se tashmë janë aranzhuar 12 autobusë që të mundësohet ardhja e tifozëve gjilanas në Prishtinë.
/Insajderi.org