×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Interesim i vogël i qytetarëve për adoptim të qenve endacak – Rama thotë të kundërtën

    Insajderi
    13 July 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javë më parë, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i subvencionojë me nga 50 euro në muaj personat që strehojnë një qen endacak. Një person ka të drejtë t’i strehojë deri në pesë qenë.

    Para disa dite Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se interesimi i qytetarëve për të adoptuar qentë endacakë është i madh.

    Ndërsa nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca kanë thënë se deri më tani kanë më shumë se 20 qytetarë që kanë shprehur interesim dhe gatishmëri që të adoptojnë një apo më shumë qen.

    Sa i përket numrit të qytetarëve që janë në pritje ende nuk e kemi një numër final për arsye se numri është duke ndryshuar në baza ditore dhe deri tani kemi më shumë se 20 qytetarë që kanë shprehur interesim dhe gatishmëri që të adoptojnë 1 apo më shumë qen”.

    Tutje nga kjo drejtori kanë bërë të ditur për Insajderin se ende nuk ka filluar filluar procesi i adoptimit dhe se janë në fazën finale të përpilimit të kontratës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark