Bologna e ka fituar ndeshjen e shtyrë të javës së 20-të në Serie A kundër Interit, duke i shkaktuar një humbje që mund t’iu kushtojë “Neurazzurëve” në fund me humbje të titullit.
Vendasit triumfuan 2:1 me përmbysje në rezultat kundër kampionëve në fuqi të Italisë.
Interi e nisi mjaft mirë takimin, duke krijuar epërsi tek në minutën e tretë me një supergol të Ivan Perisiq.
Shifrat i barazoi sulmuesi Marko Arnautoviq në minutën e 28-të të përballjes.
Kur kishin mbetur edhe tetë minuta deri në fundin e kohës së rregullt, portieri i Interit, Radu nuk arriti të pranonte topin si duhet dhe gabimin e tij e shfrytëzoi Nicola Sansone që dërgoi topin në rrjetë dhe njëherit për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Me këtë humbje, Interi ka 72 pikë në pozitën e dytë, dy më pak se Milani kur kanë mbetur edhe pak xhiro deri në fund të edicionit.
Bologna mbetet në pozitën e 13-të me 42 pikë.