Valon Lluka drejtori i kompania Intertex, ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se shumë shpejt do të fillojnë punën 150 punëtorë të ri, pas marrëveshjes që kanë arritur me gjigantin VOLVO.
“Sapo përfunduam një takim shumë të rëndësishëm me partnerët tanë nga Suedia. Kontratë e re me gjigandin VOLVO gjë që mundëson punësimin e menjëhershëm të 150 punëtorëve të rinjë në fabrikën e tekstilit Intertex!” shkruan Lluka.
Në këtë fabrikë që sipas tij do ta rritë numrin e të punësuarve në vend, do të prodhohen mbulesa për makina për Volkswagen dhe Volvo.