×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Intervenimi i shpejtë i stafit mjekësor të Liverpoolit nënkupton rikthimin më të shpejtë të Harvey Elliott në fushë

    Insajderi
    13 September 2021 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stafi i Liverpoolit ka marrë lëvdata për intervenimin e shpejtë për ta ndihmuar Harvey Elliottin, i cili pësoi një lëndim të tmerrshëm të nyjës në ndeshjen kundër Leeds United.

    18-vjeçari pësoi një dislokim dhe ndoshta frakturë të nyjës pas ndërhyrjes së Pascal Struijk në ndeshjen e të dielës në Elland Road.

    Mirëpo, një kirurg sportiv, njëherësh tifoz i Liverpoolit, Mike Hennessey, ka thënë se reagimi i shpejtë e ekipit mjekësor për ta ndihmuar lojtarin mund të ndihmojë që ai të rikthehet në fushë pas gjashtë muajsh.

    “Ata i kanë dhënë qetësues. Është një analgjetik i mirë që përdoret tash në formë inhalimi. Duket se ia kanë kthyer nyjën në vend, sepse sa më gjatë që nyja mbetet e dislokuar aq më shumë probleme do të ketë për indet e buta dhe për nevojën për t’i mjekuar”.

    “Ai pati një kujdes të shkëlqyer. Reagimi ishte i menjëhershëm”, ka deklaruar eksperti mjekësor për Sportsmail.

    Sipas The Athletic, të martën pritet që Elliott t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike dhe menjëherë pas të fillojë procesin e rehabilitimit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark