Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0.
Kjo fitore ia siguroi titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për vitin 2022/23, skuadrës së drejtuar nga tekniku, Ilir Daja.
Ai pas ndeshjes tha se ky titull është i veçantë pasi ta mbrosh titullin kampion sipas tij është më e vështirë sesa të bëhesh për herë të parë.
“Është e vështirë ta mbrosh titullin, këta djem e meritojnë këtë sukses, kemi pasur një presion të madh. Lojtarët kanë cilësi dhe bashkëpunim të madh mes vete. Titulli i shkon të gjithë qytetit, kryesisë dhe në veçanti tifozëve “Xhebrailat”, tha Ilir Daja. /GazetaBlic Sport/