×
  • Sport
  • Sport

    Intervista e Ramadanit pas humbjes ndaj Ferizajt

    Insajderi
    09 April 2023 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka thënë se humbja nga Ferizaj erdhi edhe si rezultat i ndeshjes së vështirë me Llapin. Gjilani kishte luajtur ndaj Llapit në mesjavë për Kupë. Sipas Ramadanit, lojtarët nuk kishin energjinë e duhur për ndeshjen ndaj Ferizajt.

    “Nisëm ndeshjen mirë. E kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë. Por nuk arritëm të shënojmë. Kishim dy raste që nuk i konkretizuam. E dinim që nga goditjet standarde Ferizaj është i rrezikshëm dhe kështu doli në rastin e parë. Por edhe pas golit të parë ekipi nuk doli jashtë binarëve. U munduam të rrezikojmë, por nuk arritëm dot. Sot paguam faturën e ndeshjes për Kupë kundër Llapit. U munduam të pushojmë disa futbollistë pasi ishte ngarkesa e madhe ndaj Llapit”, ka thënë Ramadani.

    Ai ka theksuar se Gjilanit po i kushtojnë edhe mungesat në secilën ndeshje.

    “Kartoni i kuq i Cales i dha vulë. Nëse ishte i qëllimshëm natyrisht do të ndëshkohet pasi nuk mund ta lë ekipn ashtu”, ka shtuar Ramadani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark