Projekti i Loranit titullohet “Eco Race,” një lojë e cila funksionon në iOS dhe Android.
Loja ka personazh kryesor njeriun me biçikletë, i cili duhet të kalojë disa pengesa për të arritur objektivin e dërgimit të kanaçes drejt shportës së riciklimit.
Me këtë lojë Lorani kërkon të sensibilizojë dhe nxisë riciklimin në jetën reale krahas asaj virtuale.
Raesa tashmë e ka gjetur pasionin e saj, atë të programimit dhe robotikës. Projekti i saj është një dorezë e cila përkthen gjuhën e shenjave në gjuhë të folur.
Qëllimi i këtij projekti është lehtësimi i jetës së njerëzve memecë gjatë rutinës së tyre ditore si dhe vetëdijesimi i shoqërisë sonë për nevojat e këtij komuniteti. Doreza Smart funksionon përmes sensorëve, ku çdo lëvizje e caktuar e gishtave afishon një shkronjë apo fjalë të caktuar, e interpretuar nga gjuha e shenjave.
Penda, e pasionuar pas Matematikës dhe me njohuritë që ka fituar nga qendra jCoders ka zhvilluar një zgjidhje për njerëzit që shpenzojnë orë të tëra me pajisjet teknologjike. Projekti ofron një mënyrë alternative të njoftimit.
Njoftimet për mesazhe të ndryshme si e-mail-et, Facebook, Twitter, vijnë në formë vizuale duke ndriçuar dhe sinjalizuar në mënyrë të qartë njoftimet e pranuara.
PCWA: Arta – Lorani, Raesa dhe Penda, kanë përmbushur një endërr duke fituar çmimin që shumë moshatarë e ëndërrojnë, cila ka qenë arsyeja që fëmijët vendosën të bëhen pjesë e ICT Awards?
Arta Shehu Zaimi: Nxënësit të cilët vijojnë mësimin në Akademinë jCoders, në baza ditore përballen me sfida të cilat zhvillojnë aftesitë problem zgjidhëse si dhe nxisin kreativitetin. Shumë prej tyre tashmë kanë më shumë se 1 vit që meren aktivisht me kreacione teknologjike. Me përballje të tilla nxënësit po mësojnë që mund të përdorin teknologjinë për të zgjedh problemet të cilat ata po i takojnë në rrethin dhe jetën e tyre të përditshme. Këta tre shembuj jane vetëm disa nga gjithë ata fëmije të cilët tashmë kanë kuptuar që teknologjia është për të na shërbyer dhe e cila mund të kontrollohet, ndryshohet dhe lehton jetën.
Fëmijet u inspiruan në shume aspekte për të garuar në ICT Awards. Si çdo njeri, edhe fëmijët kanë nevojë që puna e tyre të mirënjohet. Ata vendosen që të marrin pjesë kryesisht për të treguar potencialin e tyre në krijime si dhe shprehen dëshirë që t’i japin zë punës se tyre. Mesazhi i secilit projekt është i fuqishëm, dhe mendoj që duhet të ndëgjohet anëmbanë.
Arta Shehu Zaimi: Raesa është vajzë entuziaste. Ajo programimin dhe robotikën e merr me shumë dashuri. Si çdo nxënës tjetër edhe Raesa ka vështirësitë e veta, të cilat arrin t’i tejkaloj me vullnetin të cilin e ka. Është person i cili gjatë programimit e gjen shpesh duke qesh me zë, kur arrin të funksionalizoj diqka, ose edhe e heshtur totalisht kur diqka nuk shkon siç është pritur. Raesa perveq aftësive teknike është shumë e hapur dhe komunikative. Ajo arrin të përcjell mesazhin qartë dhe kjo e bënë kandidat suksesi në të ardhmen e saj.
PCWA: Eco Race i Loranit, çfarë është, si funksionon dhe çfarë synon të arrijë me të?
Arta Shehu Zaimi: Lorani vendosi të ngrisë vetëdijen për ambientin, duke menduar që nëse ofron një loje zbavitëse, ai do të arrij në të ofrojë fakte për të cilat secili nga ne me të vërtet duhet të mendojmë shumë me seriozisht.
Lorani ka zhvilluar një aplikacion për telefona dhe paisje mobile (smartphone, tablet etj). Loja e tij ka personazh një djalë në biciklet. Zgjedhja e bicikletës ka mesazhin e tij ekologjik në vete. Loja e tij ka rreth 32 nivele, dhe me perfundimin e suksesshëm të secilit nivel, përcillet një mesazh për ambientin, qofshin fakte ekologjike ose edhe këshilla për të mbrojtë ambientin.
Arta Shehu Zaimi: Penden e brengos koha e madhe e kaluar nëpër telefona dhe kompjuter. Ajo mundohet që të vetëdijesojë rrethin për rëndësinë e kohës kualitataive në familje dhe rreth. Për të ndikuar në këtë ajo mendoj që të ofroj një rrugë alternative notifikimi. Ajo zhvilloji Notifikuesin dekorativ i cili ndez dritat për njoftime në Gmail, Facebook, Instagram etj. Përmes kësaj paisje Penda u mundua që t’i ofroj mënyrë që koha e cila po i kushtohet telefonave mobil të jetë me të vertet vetëm atëherë kur është e nevojshme.
Zgjidhja teknike është realizuar duke përdor minikompjuterin RaspberryPI të cilin e programoj me gjuhën programuese Python. Penda ka arrit të konsumoj API nga Facebook, Gmail, Instagram dhe kompleksiteti i nje zgjidhje të tille për moshen e Pendes është sukses i jashtëzakonshëm.
PCWA: Raesa përktheu pasionin e saj në një dorezë e cila përkthen gjuhën e shenjave në gjuhë të folur, si funksionon kjo dorezë?
Arta Shehu Zaimi: Raesa bashkendjeu me grupet e personave me aftësi të kufizuar, përkatësisht memecet. Ajo u mundua që të lëhtesoj përditshmerine e tyre me një doreze e cila mundëson komunikimin e ndërsjellët, pa pasë nevojë të njohim të gjithë gjuhën e shenjave.
Doreza e Raesës funksionon duke përdor pllaken Arduino, të cilën e përdor për të lexuar sinjalet nga senzorët të cilat Raesa ka vendos në dorezën e saj. Raesa ka përdor flex senzorët të cilët japin vlerë çdo këndi të thyerjes. Në secilin gisht në dorez ajo ka vendos sensor të tillë. Përveq flex për lakueshmërinë e gishtit – Raesa ka vendos kontakte nëpër gishtërinje, si dhe tilt senzor të cilët lexojnë drejtimin e dorës (lartë, poshtë dhe djathtas ose majtas)
Këto vlera nga sensorët pastaj trajtohen nga algoritmi i shkruar i cili në bazë të vlerave të sensorëve vendos cila shkronjë ose numër është realizuar. Shkruarja e një algoritmi të tille ka pas sfidat e veta, për shkak të ngjajshmërise të disa shkronjave.
PCWA: Akademia jCoders, Arta si ka qenë ecuria e saj?
Arta Shehu Zaimi: Akademia jCoders është themeluar në vitin 2015 me dashurinë e madhe për fëmijët dhe teknologjinë. Unë dhe Fiona jemi bashkëthemeluese të akademisë, dhe të dyja besojmë fuqishëm që të mesuarit duhet të jetë i percjellur me pune praktike dhe me aktivitete me interes për moshën.
Puna në jCoders filloj me 15 nxënës, ndersa sot numërojme mbi 500 në 4 qendra: Prishtine, Tirane, Gjilan dhe se fundi ne qytetin tonë Mitrovicën.
Jemi shumë të kenaqur me rezultatet e nxënësve tonë, sidomos me fitoren e fundit në ICT Awards dhe në të njëjtën kohë jemi shumë te vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë për të ofruar atë që kemi në visionin tonë.
Roli ynë kryesor është që të mbjellim dashurinë për profesionet teknike, dhe të shohim si këta fëmijë do të revolucionalizojnë të nesërmen për të gjithë ne.
PCWA: Çfarë të rejash priten nga jCoders?
jCoders në zemër të misionit ka ndërtimin e kulturës se inovacionit dhe kreativitetit duke filluar nga mosha 8 vjeqare.
Për vitin 2017, ne jemi tashmë të koncetruar në fuqizimin të metutjeshem të qendrave tona, sidomos qendrës ne Tiranë. Si dhe jemi duke punuar në forma të reja përmes të cilave do të mundësojmë qasjen e fëmijeve dhe të rinjëve në përvojen praktike të të krijuarit në fushën e teknologjisë.
PCWA: Kur do të hapet Akademia Verore e këtij viti?
Arta Shehu Zaimi: Akademia Verore do të filloj punën më të mbaruar të mësimeve të rregullta të fëmijeve në shkolla.
Këtë vit Akademia Verore do të jetë me interesant, kreative dhe më intesive se më parë.
Jemi duke punuar në detajet e fundit para publikimit i cili do të ndodh në pak ditët e ardhshme. Andaj na ndiqni në www.facebook.com/jCodersEdu dhe www.j-coders.com
Shembuj aktivitetesh të kësaj vere janë: krijimi i lodrave me mekanizma elektrik, paisje të cilat mbathen, rikrijme të lojërave të vjetra etj.
Thënë të drejtën presim me padurim klaset plotë dhe krijime inspiruese gjatë verës.
PCWA: Çfarë do të thotë të jesh një i ri akademisë jCoders?
Arta Shehu Zaimi: jCoders ofron njohuri përmes punës praktike, ne besojmë që ekperienca është qelës i njohurisë. Nuk mendoj që kemi me kohe të rezikojme në mesim teorik, dhe duhet të fuqizojmë gjeneratat e reja të shfrytezojnë potencialin e tyre.
Të njëjtën kohë jCoders mundohet të ofroj ambiente shumë më ndryshe se shkollat. Ne besojme që kreativiteti dhe liria e shprehjes rijnë krah për krah. Punojmë shumë që të krijojmë ambiente dhe komunitete në mes femijëve, të inspirojmë punën në grup, debatin, të jenë të lirë të bëjnë pyetje si dhe të eksplorojnë në këtë kohë me informacion kaq të hapur.
Të jesh një i ri për ne është të jesh në udhëkryqin e zgjedhjeve. Të rinjët duhet të kuptojne rëndesinë e kohës dhe momentit të tyre. Ata duhet të jenë të hapur të provojnë veten në eksperienca te ndryshme, deri sa të gjejnë pasionin.
Sidomos te vajzat, është tashmë koha që të mos ketë paragjykime mbi profesionet, si dhe të ndjeket puna e cila zgjon emocion dhe adrenalinë.
jCoders ofron pervojën e krijimit teknologjik, ne mendojme që secili duhet të provoj së paku njëherë në jetë të mesoj rreth krijimit teknologjik.
PCWA: Cili është projekti i radhës i Loranit, Raesës dhe Pendës?
Arta Shehu Zaimi: Fillimisht Lorani, Raesa dhe Penda do të vazhdojne punën ne projektet e tyre, për të cilat të gjithëve na kanë premtuar që do të shtojnë funksionalite të reja. Unë mendoj që për ta ky vit duhet të perfshije edhe finalizimin e projekteve. Këto tri mendje janë dëshmuar si shume kreative, edhe vet kam kureshtje t’i pres duke hapur derën e jCoders me padurim që të tregojne me çka tjeter mendojnë të zbukurojnë botën e cila na rethon.
Shpresoj shumë që ky sukses të jetë vetem fillimi i sukseseve të tyre në të ardhmen, si dhe të ju ofroj shtytje edhe më të madhe në ambiciet e tyre.
PCWA: Një mesazh për bashkëmoshatarët e Loranit, Raesës dhe Pendës
Arta Shehu Zaimi: Bota sot është e fëmijeve, roli ynë është të ofrojmë aq sa mundemi dhe të mundësojmë që femijët të lulëzojne në potencialin e tyre.
Unë besoj shumë në fuqine e mendjes së secilit femijë, dhe shpresoj shumë që secili femijë është i vetëdijshem që ka fuqinë dhe zë të mjaftueshem për një impakt signifikant në shoqëri.
Mesazh për të riturit është që të provojmë të vendosim standarde me vlerë ashtu që të shembulli jonë të jetë për tu ndjekur. /PCWorld Albanian