×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Intervistimi nga Krimet Ekonomike, reagon Alban Zogaj

    Insajderi
    08 September 2023 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj u intervistua nga krimet ekonomike. Pasi është lënë i lirë ai ka dal me një reagim në profilin e tij në “Facebook”.

    Zogaj tha se u intervistua në cilësinë e dëshmitarit, pas arrestimit të zyrtarëve të kësaj komunë.

    Ju njoftoj se sot pasdite jam intervistuar nga Policia e Kosovës, në cilësinë e DËSHMITARIT, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës. Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinë”, shkroi ai.

    Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë nën dyshimet për punësime të kundërligjshme.

    Gazeta Insajderi pak më parë raporti se zyrtarët Fadil Aliu- Heretica dhe Vehbi Mujku ndodhen prapa grilave.

    Lidhur me këtë u intervistua edhe nënkryetari Alban Zogaj.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, dy zyrtarët dyshohen se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme, kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark