×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Intervistohet nga Prokuroria diplomati Agron Maloku, Insajderi sjell detaje

    Insajderi
    22 December 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diplomati i karrierës që u sistemua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë, Agron Maloku, të hënën është intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Gazeta Insajderi, pak ditë më parë ka raportuar për ftesën që prokuroria ia ka bërë Malokut si palë e dëmtuar.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe avokati i Malokut, Xhevdet Smakiqi i cili tha se diplomati është intervistuar në lidhje me rastin e thyerjes së derës së Sindikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Ai shtoi se Sindikata e MPJD-së është privuar nga përdorimi i vulës dhe aktiviteteve, diçka që Smakiqi e quajti si praktikë të shteteve moniste.

    “Si Avokat i Sindikatës së MPJD-se Z. Agron Malokut si Kryetar i Sindikatës dhe Diplomat i Karrierës, jam njoftuar se klienti im është intervistuar në Prokurori te Shtetit për rastin e thyerjes se derës zyrës së tij qe ka qene edhe zyre e Sindikatës ne cilësinë e palës se dëmtuar. Ku rrjedhimisht Sindikata është privuar nga përdorimi i vulës dhe aktivitetit te saj ndërhyrje kjo flagrante dhe praktike e shteteve moniste, për çka duhet reaguar edhe Avokati i Popullit dhe BSPK-ja”, ka thënë Smakiqi për Insajderin.

    Insajderi mëson se Maloku e kishte denoncuar këtë rast më 28 shtator 2022 në polici.

    Siq mëson Insajderi nga burime të sigurta, i dyshuari kryesor për rastin është, Ragip Zejnullahu i cili aktualisht është në detyrën e Drejtori të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkta në MPJD.

    Ragip Zejnullahu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark