×
  • Lajme
  • Lajme

    “Investim nga bankat kredibile në Zvicër”, hoteli Lakeside reagon pas arrestimit të pronarit Feim Pulaj

    Insajderi
    11 January 2024 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hoteli ‘Lakeside Hotel’ ka reaguar pas arrestimit të biznesmenit Feim Pulaj, i cili në të dhënat zyrtare të biznesit figuron si pronar i saj. Nga ky hotel kanë thënë se Pulaj është vetëm një nga pronarët dhe investimet janë tërësisht të ardhura nga Zvicra.

    Krejt këto janë thënë përmes faqes zyrtare të hotelit në ‘Facebook’, duke thënë se hoteli do të bashkëpunojë me organet e rendit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Po ju drejtohem me këtë reagim publik lidhur me raportimet e fundit në media rreth pretendimeve të fundit të prokurorisë të pasqyruara në mediat e Kosovës për kinse vepër penale të kryera nga pronari i LakeSide”, thuhet në reagimin e Lakeside Hotel.

    “Investimi në Hotel Lakeside është investim tërësisht i ardhur nga Zvicra, është investim nga bankat kredibile në Zvicër, investim ky që ka për qëllim të sjell kualitetin dhe precizitetin zvicërran në Kosovë”, vijon reagimi.

    Prokuroria themelore në Prishtinë ka njoftuar të martën për arrestimin e biznesmenit Feim Pulajt dhe 12 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës. Pulaj është arrestuar nën dyshimin për evazion fiskal, ndërkaq 12 zyrtarët e ATK-së për “mashtrim në detyrë”.

    Në njoftimin e Prokurorisë tregohet se si zyrtarë të AKP-së ia kanë njohur 23 fatura fiktive si të rregullta me vlerë prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e Lakeside Hotel, i cili veçse ka qenë i ndërtuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 i KPRK-së, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milion euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi” dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milion euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    “Andaj, B.B., F.P. dhe B.B., pretendohet se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 2.8 milion euro”, vijon njoftimi.

    Raportimet e Insajderit për këtë rast:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark