Ky investim është një park ekologjik i energjisë së ripërtritshme i cili do të quhet “ECO PARK”.
Me këtë investim Birra Peja është kompania e parë që bënë një investim të tillë dhe është një bashkëpunim me kompaninë gjermane Solea, ndërsa pajisjet e përdorura janë të prodhuesve të liderëve botëror në ketë fushë si Canadian Solar dhe Huawei, të njohur si kompanitë më inovative në fushën e energjisë solare.
Ky investim nuk do t’i dëmtojë tokat bujqësore dhe pyjet e drunjtë.
Informata shtesë:
Në vitin 2014 vendet e BE-së kanë rënë dakord për një objektiv të ri të energjisë së ripërtërishme prej së paku 27% të konsumit të përgjithshëm të energjisë deri në vitin 2030.
Më 30 nëntor 2016, si pjesë e paketës së energjisë së pastër për të gjithë evropianët, Komisioni publikoi një propozim për një Direktivë të rishikuar të energjisë së ripërtëritshme për ta bërë BE-në një lider global në energjinë e ripërtërishme dhe për të siguruar përmbushjen e objektivit për vitin 2030.
Më 14 qershor 2018, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli Evropian arritën një marrëveshje politike e cila përfshin një objektiv të detyrueshëm të energjisë së ripërtërishme për vendet e BE-së që duhet të arrihet deri në vitin 2030, e që është 32% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë, me një klauzolë për një rishikim për rritje të mundshme deri në vitin 2023. /Insajderi.com