×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Investitori më i madh i huaj në Kosovë, mirëpret një delegacion të lartëtë BE-së

    Insajderi
    20 September 2018 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e prezantimit të Librit të Bardhë 2018 nga Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), operatori mëi qëndrueshëm i shërbimeve fikse dhe mobile në Kosovë,IPKO Telecommunications L.L.C, njëherësh anëtar themelues i KIE-së, ka mirëpritur një delegacion të lartë të Bashkimit Evropian,i udhëhequr nga RicardoSerri, Udhëheqës i Sektorit të Ekonomisë, Politikës dhe Integrimit Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga tetë shtete anëtare të BE-së dhe Oda Ekonomike nga Bashkimi Evropian.

    Drejtori Ekzekutiv i IPKO-së, Z. Robert Erzin e ka njoftuar delegacioninmesfidat dhe mundësitë me të cilat IPKO-ja po përballet si investitor evropian në Kosovë. “Pavarësisht sfidave në tregun Kosovar si dhe mjedisit biznesor, kemi arritur të dyfishojmë numrin e përdoruesve në afro 1 milion dhe si rrjedhojë kemi një pjesë të rëndësishme të tregut në vend. Të gjithë këtë e kemi arritur në më pak se dhjetë vjet dhe sot jemi operatori mëi qëndrueshëmi telekomunikimit në vend, si dhe jemi ndër zhvilluesit më tërëndësishëm të ekonomisë së Kosovës. IPKO është kompani që udhëheqme teknologjinë dhe zgjidhjet e mençura”, ka thënë Z. Erzin.

    Për më shumë, Z. Erzin, i ka prezantuar delegacionit trendet e zhvillimit tëIPKO’s që prej themelimit të saj, duke theksuar se IPKO e ka ndryshuar tregun e telefonisë mobile qysh në vitin e parë të saj, ndërsa është bërë operatori i dytë në Evropë me rritjen më të shpejtë. IPKO mbulon 90 përqind të vendit me shërbime fikse dhe mobile si dhe është lider në prezantimin dhe implementimin e teknologjive moderne, siç janë 3G dhe 4G.IPKO është investitori më i madh i huaj në Kosovë, i cili punëson më shumë se 600 punëtorë si dhe 3000 kontraktorë dhe distributorë në gjithë Kosovën. Ndërsa për 10 vjet, ka investuar 320 milionë euro dhe vazhdon të zgjerohet.

    IPKO është një prej kompanive të pakta në Kosovë, që funksionon me standarde dhe kualitet evropian. Përderisaështë ndër tatimpaguesit më të mirë të vendit, duke kontribuuardrejtpërdrejtë në zhvillimin dhe rritjen e përgjithshme ekonomike të Kosovës.

    IPKOTelecommunications L.L.Cështë udhëheqës i zhvillimit dhe inovacionit në Kosovë, që kujdeset për zhvillimin e përgjithshëm të vendit duke e kthyer investimin e saj në komunitet, përmes donacioneve në kauzat që ndërlidhen me fëmijët dhe të rinjtë në sektorin e shëndetësisë, arsimit, sportit, bujqësisë etj. Përderisa disa herë, ka fituar edhe çmime kombëtare në filantropi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark