×
  • Sport
  • Sport

    Inzaghi e vlerëson shumë Asllanin: Prezenca në Kombëtare do ta bëjë më të fortë

    Insajderi
    10 October 2023 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Inter, Piero Auzilio ishte në Tiranë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku mori pjesë në kursin për drejtorit e rinj sportiv.

    Ai foli edhe për mesfushorin e Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani i cili është pjesë e klubit zikaltër.

    “Asllanin e morëm sepse ne e dimë që edhe pse është shumë i ri dhe me pak eksperiencë, është një lojtar me talent dhe që i ka të gjitha mundësitë për të qenë i rëndësishëm tek Interi. 

    Ne besojmë shumë te ai, trajneri e vlerëson shumë lojtarin.

    Në merkaton e fundit që bëmë, u larguam Brozoviçin, që ishte një lojtar që i hiqte hapësirën, për t’i dhënë më shumë mundësi Asllanit dhe për t’i rritur vlerën.

    Ai do të fitojë eksperiencë siç edhe po bën, në të gjitha ndeshjet po merr minuta, edhe prezenca në Kombëtare do ta bëjë më të fortë, besojmë shumë te ai”, u shpreh Auzilio për mediat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark